Kronikë e zezë

Iu bë atentat në mes të Tiranës, Preng Gjini niset për kurim drejt Turqisë

Iu bë atentat në mes të Tiranës, Preng Gjini niset për

Preng Gjini, shënjestra e atentatit  të pak ditëve më parë tek ‘Vasil Shanto’ në Tiranë është nisur për kurim drejt Turqisë.

Sipas “News24”, Gjini është nisur drejt Turqisë pas 8 ditësh i shtruar tek Spitali i Traumës. 50-vjeçari Preng Gjini mori dëmtime të rënda në trup dhe fytyrë në atentatit.

Arben Zenelaj, drejtori i Spitalit të Traumës, pas ekzaminimeve deklaroi se 50-vjeçari kishte marrë dëmtime serioze.

Iu bë atentat në mes të Tiranës, Preng Gjini niset për

Preng Gjini, vëllai i Tonin Gjinit, i cili është vrarë një vit më parë më Rrëshen, po udhëtonte me një automjet tip ‘Benz A Class’ me targa AA903YG, në momentin kur shpërtheu në zonën e ‘Vasil Shantos’. Sipas raportimeve, automjetit i ishte vendosur lëndë plasëse e telekomanduar.

Gjini kishte qenë tek kushëriri i tij, të cilën e kishte marrë në telefon pak minuta para se të shpërthente automjeti. Ai i kishte lënë automjetin e tij kushëririt dhe më pas ka hipur në makinën e tij tip "Benz".

I mbijetuari i atentatit me tritol më 15 shtator, Preng Gjini, mundi të flasë për policinë nga Spitali i Traumës nga ku deklaroi se nuk kishte hasmëri me askënd dhe se nuk ruhej nga ndokush pasi nuk ndihej i kërcënuar.