Kronikë e zezë

Ju nuk e dini çfarë kemi kaluar ne... Fjalia që tha vajza e mbijetuar pasi u gjet nga policia

Ju nuk e dini çfarë kemi kaluar ne... Fjalia që tha vajza e
Banesa e viktimave

Blerta Josufi, vajzë së vetme e mbijetuar e familjes në Kombinat, ku nëna dhe motra, Zhaneta Josifi, 56-vjeç dhe Anisa Josifi, 33 vjeç u gjetën të pajeta, u ka thënë një fjali policëve të cilët arritën ta shpëtonin. Ajo ishte në gjendje kritike për jetën por ka mundur të flasë për punonjësit e policisë. 

“Ju s’e keni idenë se çfarë sakrificash kemi kaluar ne për të fituar ringjalljen”, është fjalia e vetme që sipas policisë ka dëshmuar deri më tani e mbijetuara, pas kontaktit të parë me uniformat blu. Blerta tani ndodhen në spital.

Shefi i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, tha se në banesë u gjetën shënime me përmbajtje fetare, ndërsa dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vetëfjijim, motivet e të cilit mbeten ende të pasaktësuara.

Sipas raportimeve të “News 24”, Anisa Josifi dyshohet të ketë humbur jetën 5 muaj më parë, pasi prej asaj kohe nuk ka kontaktuar me asnjë familjar dhe të afërm. Për të mos u dekompozuar, nëna dhe motra, besimtare të sektit fetar, “Dëshmitarët e Jehoviait” ia lyenin trupin me vaj për ta ruajtur nga dekompozimi dhe e mbulonin me kuvertë dhe batanije.

Lexo me shume: