Kronikë e zezë

Kam tre fëmijë...! Çfarë tha para gjykatës gruaja që çonte të rinjtë luftëtarë për ISIS

Kam tre fëmijë...! Çfarë tha para gjykatës gruaja

Lubjana Gjeçaj, nëna e tre fëmijëve që kërkohej nga drejtësia italiane pasi ishte dënuar me 3 vite burg për terrorizëm, është lënë në burg nga gjykata shqiptare. Ajo u arrestua tre ditë më parë, ndërsa sot para trupit gjykues është shprehur se është shprehur e gatshme që të kryejë dënimin në Itali.

“Kërkoj një masë më të lehtë dënimi pasi kam fëmijë, tre vjeç dhe vjehrrën të sëmurë”, tha Gjeçaj para togave të zeza, ndërsa avokati i saj u shpreh se do të bëjë kërkesë qe ky vendim të kryhet në Shqipëri.

Lubjana Gjeçaj akuzohet si pjesë e grupit që rekrutonte luftëtarë për Shtetin Islamik të ISIS-it, që u godit nga autoritetet italiane në korrik të vitit 2015 me Operacionin ‘Martesa’.

Pas shumë muajsh hetime në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnjë të Shqipërisë, u arrestuan 10 persona, nga të cilët 4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez. Ishte një krushqi e lidhur me familjes së një vajze të re italiane dhe një shqiptari me origjinë nga Laçi në 2014-n, zbuloi celulën terroriste që rekrutonte luftëtarë për ISIS-in.

Shqiptarët pjesë e këtij grupi janë Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni dhe Lubjana Gjeçaj, sipas autoriteteve italiane ky grup kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për Shteti Islamik.