Kronikë e zezë

Kamarieri i lokalit tregon bisedën me autorin e atentatit të Preng Gjinit! Çfarë u dallua nga kamerat e sigurisë

Kamarieri i lokalit tregon bisedën me autorin e atentatit të Preng

Kamerat e sigurisë kanë arritur të fiksojnë personin e dyshimtë, që ka vendosur tritolin në automjetin e Preng Gjinit, i cili arriti t’i shpëtonte atentatit javën e kaluar në zonën e ''Vasil Shantos".

Kamerieri i lokalit sipas mediave ka deklaruar para grupit të hetimit se shtetasi e pyeti në italisht për një adresë.

Kamarieri i lokalit tregon bisedën me autorin e atentatit të Preng

Deri më tani janë këqyrur 27 kamera sigurie dhe në disa prej tyre hidhet dritë mbi identitetin e autorit, i cili ndonëse mban kapele, të dhënat fizike të tij dalin zbuluar në një lokal.

Kamarieri i lokalit tregon bisedën me autorin e atentatit të Preng

Kamerat e sigurisë të sekuestruara tregojnë se menjëherë pasi realizohet shpërthimi, në këtë rrugë, autori që është i veshur me xhinse dhe një bluzë të zezë teksa në krah mban një çantë të kuqe largohet në këmbë.

Kamarieri i lokalit tregon bisedën me autorin e atentatit të Preng

Ai është i moshës rreth 30 vjeç, ndërkohë që një kamera tjetër në një lokal shihet se autori vëzhgon shënjestrën kur ai po pi kafe dhe pak përpara se të marrë makinën e të afërmit, ku dhe ishte instaluar eksplozivi.

Deri më tani dyshimet për motivet e atentatit për policinë mbeten të njëjta, se ka lidhje me fisin e Reçëve, me të cilët fisi Gjini ka pasur disa përplasje dhe vrasje pas prishjes së pazareve të drogës.