Kronikë e zezë

Kamerat e sigurisë zbulojnë se kush e vrau Hekuran Billën

Kamerat e sigurisë zbulojnë se kush e vrau Hekuran Billën

Identifikohet autori i vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa, ngjarje e cila u shënua mbrëmjen e së enjtes në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Sipas burimeve nga policia për mediat, autori i dyshuar i krimit të rëndë është vëllai i 22-vjeçarit Prel Marku, i vrarë nga Hekuran Billa, në vitin 2006, në Angli.

Kamerat e sigurisë zbulojnë se kush e vrau Hekuran Billën

Autori i dyshuar është 34-vjeçari Viktor Marku, ndërsa nuk dihen ende bashkëpunëtorët e tij në krim. Policia është në kërkim të autorit të dyshuar të krimit, i cili është vërtetuar nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë.

Kamerat e sigurisë zbulojnë se kush e vrau Hekuran Billën

Si ndodhi vrasja në Angli 14 vite më parë

Mediat britanike në atë kohë kanë raportuar se për vrasjen në Park Royal në 14 tetor 2006, Billa u shpall fajtor për tre akuza për vrasje në tentativë dhe vrasje të Prel Marku dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një mandat minimal prej 34 vjetësh. Nga breshëria e plumbave që Hekuran Billa hapi në lokal bashkë me bashkëpunëtorin e tij Kujtim Spahiu mbetën të plagosur dy persona që ndodheshin rastësisht aty.

I plagosur ka mbetur gjithashtu dhe pronari i lokalit ku ndodhi vrasja në Angli, Musa Prahmani, i cili sapo pa breshërinë e të plumbave u hodh nga dritarja e katit të dytë ku ndodhej biznesi i tij.

Në zonën e Park Royal ku ndodhi ngjarja e mësipërme, mediat britanike raportojnë se vepronin dy banda shqiptare, ajo e Hekuran Billës i njohur dhe si Herland Bilali dhe banda e Petrit Brahos. Këto banda ishin të përfshira në prostitucion dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Bashkëpunëtori i Hekuran Billës u dënua pas vrasjes me 33 vite burg, pasi mori pjesë në të shtënat brenda lokalit. Ndërkohë, dy të dyshuarit e tjerë si bashkëpunëtor, Mohamed Mehmeti dhe Lulzim Bici, të cilët ishin duke pritur në makinë përballë lokalit Billën e Spahiun u arrestuan, por nuk u dënuan nga Gjykata e Snaresbrook Crown sepse nuk morën pjesë në të shtëna.

Lexo me shume: