Kronikë e zezë

Kamerat e sigurisë zbulojnë detaje për ekzekutimin e 39-vjeçarit në Elbasan

Kamerat e sigurisë zbulojnë detaje për ekzekutimin e

Detaje të reja janë mësuar nga grupi hetimor pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë për ekzekutimin që ndodhi mesditën e kësaj të hëne të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, në Elbasan.

Në mjetin tip “Volswagen” të përdorur nga autorët ishin 2 persona, një prej të cilëve mësohet se ishte i maskuar.

Nga kamerat e sigurisë është parë se, ishte ky person që qëlloi mbi Ramazanin, që 2-3 minuta pasi zbrita nga makina kreu ekzekutimi.

Mjeti kishte ndaluar 15 metra nga vendi i atentatit dhe më pas largohet me drejt aksit Elbasan – Papër ku dhe u gjet mjeti i djegur.

Automjeti rezultoi se ishte me targa të mbivendosura, të raportuara si të vjedhura 10 ditë më parë.

Sakaq për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë angazhuar forcat RENEA dhe ato të FNSH.