Kronikë e zezë

Kapet autori i vrasjes mbrëmë në Peqin: Nisi pas një sherri

Kapet autori i vrasjes mbrëmë në Peqin: Nisi pas një sherri

Është identifikuar autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në  fshatin Lolaj në Peqin ku mbeti i vrarë një 64 vjeçar me emrin Shyqyri Hema.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar Sefedin Çelmeta 51 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim.

Gjithçka nisi me një sherr banal, ndonëse motivet nuk bëhet të qarta, por 51 vjeçari ka marrë një gurë dhe e ka goditur bashkëfshatarin e tij. Ai u dërgua në spital por nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra.

Njoftimin e plotë nga policia e lexoni si më poshtë: 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin: S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vrasje me dashje”.