Kronikë e zezë

Kapet i dyshuari i fundit për vrasjen e Hekuran Billës! Çfarë roli kishte

Kapet i dyshuari i fundit për vrasjen e Hekuran Billës!

Arrestohet i dyshuari i fundit që u përfshi në atentatin ndaj Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur më 11 qershor tek Komuna e Parisit.

Në pranga ka rënë Gjekson Pusi, 33 vjeç, i arrestuar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës, ku mësohet se edhe u kap i riu.  

Sipas raportimeve, 33-vjeçari ishte identifikuar më herët, por sot u bë i mundur arrestimi. Pusi njihet si shok i ngushtë i Viktor Markut. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ai ka qenë duke drejtuar makinën me të cilën u krye atentati ndaj biznesmenit Billa.

Viktor Marku, Sebastjan Mali dhe Adjola Lakra janë arrestuar më herët nga policia për vrasjen e 40-vjeçarit.

Lexo më shumë: