Kronikë e zezë

Kapet në Mal të Zi i kërkuari për vrasjen e Hekuran Billës (Viktima i vrau të vëllain)

Kapet në Mal të Zi i kërkuari për vrasjen e Hekuran

Arrestohet në Mal të Zi autori i dyshuar i ekzekutimit të Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur më 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit.

Sipas policisë është arrestuar Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, për të cilin Billa u dënua për vrasjen e tij në 2006 në Britani, me burgim të përjetshëm nga gjykatat britanike dënim i konvertuar me 25 vite sipas legjislacionit shqiptar.

Kapet në Mal të Zi i kërkuari për vrasjen e Hekuran
Hekuran Billa

Një ditë më parë u arrestua edhe nipi i viktimës Marku, Sebastian Mali, si informator i autorëve.

Kapet në Mal të Zi i kërkuari për vrasjen e Hekuran
Sebastian Mali

Sot i riu ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Ai ka thënë se prej muajsh jetonte në zonën e ish-klubit Partizani në Tiranë. I pyetur për lëvizjet e tij ai ka mohuar se e ka ndjekur 40-vjeçarin.

Kapet në Mal të Zi i kërkuari për vrasjen e Hekuran

“Kisha marrë një mjet “BMW X6″ me qira. Nuk e kam gjurmuar viktimën, isha në zonë për qejf”, ka deklaruar Mali.

Lexo me shume: