Kronikë e zezë

Kapet një tjetër bashkautor i vrasjes së Hekuran Billës: Ndodhej në lokal, por...

Kapet një tjetër bashkautor i vrasjes së Hekuran Billës:

Një tjetër bashkautor i vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa ka përfunduar në pranga, ngjarje e ndodhur më 11 qershor tek Komuna e Parisit. I arrestuari është Andi Agraja, 32 vjeç, banues në Shkodër.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije, se gjatë kontrolleve të shtuara është kapur në një lokal, një shtetas që mbante armë zjarri pistoletë me vete dhe tentoi të largohej me vrap.

“Si rezultat i kontrollit të ushtruar në një lokal, një shtetas, në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë është larguar me vrap, duke hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, me një krehër me 7 fishekë kalibër 9 mm. Shërbimet e Policisë kanë vijuar ndjekjen dhe pas disa minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë, janë ushtruar kontrolle të shumta në disa ambiente lokalesh, banesa dhe servise automjetesh.

Kapet një tjetër bashkautor i vrasjes së Hekuran Billës:
Hekuran Billa

Të premten u kap në Mal të Zi, Viktor Marku, i dyshuar si autor kryesor për vrasjen Billës. I arrestuari është vëllai i Prel Markut, për të cilin Billa u dënua për vrasjen e tij në 2006 në Britani, me burgim të përjetshëm nga gjykatat britanike dënim i konvertuar me 25 vite sipas legjislacionit shqiptar.

Kapet një tjetër bashkautor i vrasjes së Hekuran Billës:
Sebastian Mali

Një ditë para tij u prangos nipi i viktimës Prel Marku, Sebastian Mali, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje.

Lexo me shume: