Kronikë e zezë

Kishin dalë për gjah, i riu vret aksidentalisht shokun

Kishin dalë për gjah, i riu vret aksidentalisht shokun

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, në Dibër ku një i ri ka qëlluar për vdekje shokun e tij, 27 vjeç.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia, pasi të rinjtë kishin dalë për gjah.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.
Po ashtu grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen shokun e tij, Policia shoqëron në Komisariat autorin e dyshuar.
Sekuestrohet arma e gjahut çifte.
Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, dyshohet se kanë qenë për gjueti shtetasit R. Gj. dhe G. K. Shtetasi R. GJ. dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.
Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.