Kronikë e zezë

Komshiu e ngacmoi seksualisht. 16-vjeçari nga Berati rrëfen: Më tërhoqi me forcë poshtë pallatit

Komshiu e ngacmoi seksualisht. 16-vjeçari nga Berati rrëfen: Më

K.J 16 vjeç ka denoncuar mbrëmjen e djeshme në Komisariatin e Beratit ngacmimin seksual të kryer nga fqinji i tij 66 vjeç.

I mituri ka treguar se komshiu Romeo Oço e ngacmonte prej disa muajsh. Para policisë dhe psikologut K.J ka rrëfyer.

“Për muaj me radhë komshiu im Romeo më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur, i qëllova në shpatull dhe u largova me vrap”.

Nga 66-vjeçarit rëndon akuza e ngacmimit seksual ndaj të miturit.