Kronikë e zezë

Kthehet nga emigrimi dhe gjen foshnjen e pajetë në valixhe. Dëshmia e burrit nga Korça: Fëmija nuk është i imi

Kthehet nga emigrimi dhe gjen foshnjen e pajetë në valixhe.

Një ngjarje tragjike është zbuluar sot. Burri i kthyer nga emigrimi ka gjetur në një valixhe të vjetër në shtëpi, trupin e pajetë të një foshnje. Ka lajmëruar menjëherë policinë dhe ka dhënë dëshminë në polici.

Sipas tij, ai ka qëndruar në emigrim dhe nuk ka ardhur prej një viti në Shqipëri. Kështu që deklaron se fëmija i gjetur nuk është i tiji.

“Kam qëndruar prej një viti në Greqi dhe nuk kam pasur fare kontakte me gruan”, ka deklaruar ai, duke shtuar se e ka kuptuar çfarë kishte ndodhur sapo është kthyer në shtëpi.

Në banesë jetonte vetëm gruaja e tij dhe djali 15 vjeç. Ajo ndodhet aktualisht në maternitetin e Korçës ku po kryhen ekzaminimet, kurse trupi i pajetë i foshnjes ndodhet në morg.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.