Kronikë e zezë

Kush e vrau Eglantinën? Futet në skenë i akuzuari kryesor vëllai: Po e vërtetuat se e kam bërë unë më ekzekutoni

Kush e vrau Eglantinën? Futet në skenë i akuzuari kryesor

Për herë të parë sot, i dyshuari kryesor për vrasjen e Eglantina Bucit, Shkëlzen Buci ka dhënë një intervistë për “News24”. Ai ka deklaruar se nuk ka gisht në vrasjen e motrës së tij, përndryshe ai pranon ekzekutim dhe jo dënim me burg.

“Unë jam munduar ta ndihmoj dhe jo ta vras motrën time. Jemi rritur nga njerka, na ka rrit, na ka larë. Jemi rritur pa bukë. Si mund të vë dorë unë tek motra ime. Lutem që të dëshmohet në polici. E kam marrë Prokurorin disa herë, janë persona të tjerë të përfshirë në gjithë këtë maskaradë”, tha Shkëlzen Buci.

Ndërkohë morta tjetër e Shkëlzen Bucit, Elona pak ditë më parë akuzoi babanë e saj Faik Bucin dhe vëllanë, Shkëlzenin se janë pikërisht ata që kanë kryer krimin. I pyetur lidhur me deklaratën e motrës, Shkëlzeni ritheksoi se nuk ka gisht në vrasjen e motrës së tij, Eglantina.

Kush e vrau Eglantinën? Futet në skenë i akuzuari kryesor
“Unë motrën time nuk e kam prekur kurrë me dorë. Ajo zgjodhi rrugën e vet dhe unë se kam penguar. E luta të vijë në shtëpi dhe nuk pranoi, më tha kam jetën time dhe vazhdoi. Kam dëgjuar që ka dhënë babai im urdhër që të vras motrën time. Ai person që e ka bërë këtë nuk meriton burgim. Nëse unë kam dorë në këtë ngjarje atëherë unë nuk pranoj burgim, por ekzekutim. Unë e kam bërë një krim dhe kam vuajtur dënimin, por nuk jam vrasës i motrës time. Nëse unë kam vënë dorë te motra ime unë nuk do jetoja më asnjë minut”, u shpreh Shkëlzen Buci.

Vrasja makabre u zbardh pas 8 viteve ku një pjesë e skeletit u gjet i groposur te Mali me Gropa në 4 shtator 2012 duke risjellë në vëmendje një nga ngjarjet më makabre të ndodhur në vend.

Dëshmitari, i cili mbrohet nga policia, më 2017-ën iu tha hetuesve se kishte qenë ai që kishte shoqëruar me makinë mikun e tij Shkëlzen Buci dhe motrën e tij për tek Mali me Gropa dhe që prej atij momenti Eglantina ishte deklaruar e zhdukur.