Kronikë e zezë

Kush është biznesmeni që u gjet i pajetë në vilën e tij tek “Rolling Hills”

Kush është biznesmeni që u gjet i pajetë në vilën

Mediat kanë publikuar foton e biznesmenit që u gjet i pajetë në vilën e tij në Tiranë, që ndodhen në kompleksin “Rolling Hills”.

Viktima është 37-vjeçari Eugert Lazaj, pronar i një kompleksi luksoz në zonën e Maminasit.

Kush është biznesmeni që u gjet i pajetë në vilën
Resorti ne emer te tij

Trupi i tij i pajetë u gjet në banesën e tij në kompleksin e njohur, ku banojnë shumë personazhe të njohur të politikës dhe televizionit. Pranë trupit u gjet edhe arma e krimit, ndërsa policia dyshon se bëhet fjalë për një vetëvrasje në kushtet e depresionit, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Kush është biznesmeni që u gjet i pajetë në vilën

“Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Lazaj rezulton pronar i kompleksit “Adorions Palace” në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa në profilin e tij në Facebook, nëse ky në fjalë është i tij, shkruan se është i martuar.

Kush është biznesmeni që u gjet i pajetë në vilën