Kronikë e zezë

Kush është i dyshuari i fundit si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës

Kush është i dyshuari i fundit si bashkëpunëtor në

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim personin e fundit që dyshohet të jetë bashkëpunëtor në vrasjen tek Komuna e Parisit të Hekuran Billlës, një ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit.

Sipas burimeve nga ABC të cilat i quan zyrtare, i kërkuari i fundit është nga Shkodra. Emri i tij për shkaqe hetimi nuk është bërë publik, edhe pse në rastin e ish të dashurës së Billës, u publikuan foto dhe detaje që u siguruan nga prokurporia.

Për të kërkuarin nga Shkodra, dyshohet se ai ka siguruar makinën që u përdor nga vrasësit pasi dogjën Mercedes Benzin e parë, të përdorur për ti zënë pritë Billës.

Çfarë është bërë deri më tani për vrasjen e Billës?

Në qeli janë Viktor Marku- Prokuroria thotë se është autori i vrasjes për motive hakmarrje. Ai është vëllai i Prel Markut, i cili u vra nga 40 vjeçari Hekuran Billa në Angli në vitin 2006, ku ai ishte 20 vjeç.

Sebastian Mali- ndodhet në qeli gjithashtu. Ai është nipi i Viktor Markut.

Po ashtu Adiola Lakra ka marrë masën e arrestit me burg- Dyshohet se Lakra e ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën.

Gjekson Pusi- është personi i vënë në pranga dy ditë më parë. 33 vjeçari nga Shkodra dyshohet se ka qenë shoferi që ka afruar makinën pranë Billës dhe autori e ka qëlluar duke u larguar më pas. Mendohet të jetë shoferi edhe i makinës së dytë me të cilën autori u larguar drejt Prezës së Vogël.

Shkaku i kësaj vrasje sipas Prokurorisë është gjakmarrja.