Kronikë e zezë

Kush është ‘xhaxhai’ dhe i arrestuari tjetër si trafikantë ndërkombëtarë të kokainës

Kush është ‘xhaxhai’ dhe i arrestuari tjetër si

Operacioni ndërkombëtar i kokainës i zhvilluar mes Shqipërisë, Italisë, Argjentinës dhe Kosta Rikës, vuri në pranga 6 trafikantë.  

Emrat e të arrestuarve, të cilët janë Bujar Sejdinaj, i kapur në Tiranë, Adrian Cekini, i kapur në Elbasan, Ferdinando Sarago, Giovanni di Pietro, Fabio Pompetti, të kapur në Buenos Aires, si dhe Franco D’Agapiti, i kapur në Kosta Rika.

Bujar Sejdinaj, njihej ndryshe edhe si “Xhaxhai”, dhe ishte përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe përfaqësues i familjes mafioze “Belloço”. Ai ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.