Kronikë e zezë

Kush janë 2 vëllezërit dhe kushëriri që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Tiranë?

Kush janë 2 vëllezërit dhe kushëriri që humbën

27-vjeçari Zija Murati, teksa drejtonte mjetin me targë rumune, ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes makina është dëmtuar plotësisht. Si pasojë ndërruan jete ne vend 2 pasagjerët, Ismail Sula, 40 vjeç dhe Lulëzim Sula, 47 vjec, banues në Kashar.

Ndërsa pasagjeri tjetër, Dashamir Dema, 39 vjeç u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Dy viktimat, Lulëzimi dhe Ismaili ishin vëllezër, ndërsa Dashamirin e kishin të afërm, bashkë me shoferin.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Zija Murati, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.