Kronikë e zezë

E nxori në pritë apo u përdor si karrem? Lihet në burg e dashura e Hekuran Billës

E nxori në pritë apo u përdor si karrem? Lihet në burg e

Adiola Lakra, e dyshuar si bashkëpunëtore për vrasjen e Hekuran Billës, u la në burg nga Gjykata e Apelit Tiranë.

26-vjeçarja dyshohet se ka nxjerrë në pritë Billën, me kërkesë të Sebastian Malit, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 11 qershorit në zonën e “Komunës së Parisit”.

E reja pranohet se ka qenë e lidhur me Malin, por më pas është ndarë dhe është lidhur me Hekuran Billën. Por nuk i ka pranuar akuzat dhe gjatë seancës tha se nuk ka lidhje me vrasjen.

E nxori në pritë apo u përdor si karrem? Lihet në burg e
Hekuran Billa

 “Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat ku e ëma e tij kishte parkukerinë. Jemi lidhur por më pas jemi ndarë, fillimisht më ka bërë Billa ftes në Instagram kemi folur dhe jemi lidhur, ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”, tha Lakra në seancën e 29 qershorit.

Viktima kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika, ndërkohë që në Angli kishte vuajtur dënimin me burg për vrasjen e një bashkëkombësi, Prel Markut, vëllai i të cilit mori hak 14 vite më vonë në Tiranë për të ekzekutuar Hekuran Billën.

Viktor Marku u arrestua pak ditë më vonë në Mal të Zi teksa më parë u arrestua Sebastiano Mali, nipi i tij i cili u bë bashkëpunëtor në vrasje.

Lexo më shumë: