Kronikë e zezë

Makina përplas këmbësorin, humb jetën 60-vjeçari

Makina përplas këmbësorin, humb jetën 60-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesnatën e djeshme në Vaqarr të Tiranës, afër kthesës së Arbanës.

Makina me drejtues A.H ka përplasur një burrë rreth të 60-tave, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Viktima është ende e paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.