Kronikë e zezë

Makina përplaset me pemën, humb jetën 23-vjeçari në Durrës

Makina përplaset me pemën, humb jetën 23-vjeçari në
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Plepa-Romanat. Një automjet tip Benz është përplasur me një pemë dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri G.H 23 vjeç. Kurse drejtuesi i automjetit E.K po 23 vjeç, është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në rrezik për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Ekspertët po hetojnë shkakun e këtij aksidenti.