Kronikë e zezë

Foto/ Makina që shpërtheu tek 'Vasil Shanto' nuk ishte e Preng Gjinit, flet nipi

Foto/ Makina që shpërtheu tek 'Vasil Shanto' nuk ishte e

Makina me të cilën udhëtonte Preng Gjini, që i kishin vendosur tritol poshtë gomës së parme të makinës Benz A Class nuk ishte e tij. Nipi i tij emri i të cilit mbetet i paqartë ka thënë se makinën ja kishte kërkuar Prenga, pasi makina e të lënduarit e tipit ML nuk kishte pasur karburant. Ai vetë sapo ishte kthyer nga Lushnja pasi merret me tregtimin e librave.

Kjo mund të ndihmojë hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje pasdite në zonën e Vasil Shantos, një ndër më të populluarat në Tiranë.

Foto/ Makina që shpërtheu tek 'Vasil Shanto' nuk ishte e

Nga shpërthimi Preng Gjini, 51 vjeç ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë. Në fotot e publikuara nga spitali, shihet 51 vjeçari i fashuar. Ai kreu një operacion në bark, dhe thuhet se do i nënshtrohet edhe një operacioni në sy për shkak të plagëve të mëdha që ka marrë nga shpërthimi. Dëmtime ka marrë edhe në krahun e majtë.

Foto/ Makina që shpërtheu tek 'Vasil Shanto' nuk ishte e

Pista e hetimit është hakmarrja pas konflikteve në Rrëshen nga fisi Reçi. Një vit më parë, 51 vjeçarit i kanë vrarë vëllanë.