Kronikë e zezë

Mbytet një 68 vjeçar në plazhin e Zvërnecit

Mbytet një 68 vjeçar në plazhin e Zvërnecit

Një 68 vjeçar është mbytur ditën e sotme në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur 'Hunda e Plakut' në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 teksa 68 vjeçari me inicialet S.Dh ishte futur në ujë por dyshohet se pësoi infarkt dhe nuk mundi të mbijetojë.

Prej ditësh ai kishte shkuar me pushime për të bërë plazh në këtë zonë dhe shoqërohej nga vajza e tij. Sipas mediave 68 vjeçari vuante nga diabeti. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.