Kronikë e zezë

Flasin shoqet e Zhanetës në Përmet: Këtu shiste, u lidh me sektin fetar kur erdhën në Tiranë

Flasin shoqet e Zhanetës në Përmet: Këtu shiste, u lidh me

Familja Josifi, prej të cilës tani ka mbijetuar vetëm një nga vajzat, kishte rreth 5 vite që ishin zhvendosur nga Përmeti në Tiranë. Një ditë më parë në banesën e tyre në Kombinat u gjetën të pajeta Zhaneta dhe Anisa Josifi, ndërsa Blerta ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike në spitalin psikiatrik.

Fqinjët e tyre në Përmet tregojnë se kryefamiljari ishte ndarë nga jeta pasi kishte kryer vetëvrasje.

“Ka qenë një familje shumë e mirë por të vuajtur. Ka punuar këtu në treg, pati një fatkeqësi dhe iu vetëvra i shoqi dhe më pas ikën në Tiranë. Këtu në Përmet rrinin me qira, ndërsa për fenë nuk di gjë”, thotë një prej fqinjëve për “Abc News”.

Ndërsa një tjetër fqinje në Përmet tregon më shumë detaje për jetën e familjes Josifi.

Flasin shoqet e Zhanetës në Përmet: Këtu shiste, u lidh me
Pallati ku banonin në Kombinat

Intervista:

Qytetarja e Përmetit: Me gruan kemi punuar bashkë, kishte një burrë të sëmurë, u ndodhi një fatkeqësi u rrëzua burri nga pallati. Ka qenë një grua shumë  e mirë, kishte dy vajza. U habitëm që u ka ndodhur kjo.

Pyetje: Sa vite ka që u ka ndodhur kjo?

Qytetarja e Përmetit: Ka nja 10 vjet, këtu ka jetuar, përmetare ishte.

Pyetje: Po këtu me çfarë merrej?

Qytetarja e Përmetit: Tregtare ishte, shiste rroba.

Pyetje: Ka qenë praktikante e ndonjë feje?

Qytetarja e Përmetit: Jo, jo këtu jo, në Tiranë u bë.

Pyetje: Keni pasur informacion në Tiranë, si ka ndodhur, a keni patur kontakte?

Qytetarja e Përmetit: Jo, jo nuk kemi patur kontakte, por që ka qenë një grua shembullore, zonjë. Jemi shokuar kur kemi dëgjuar.

Pyetje: Nga ana ekonomike si kanë qenë?

Qytetarja e Përmetit: Nuk ishin dhe aq mirë këtu, pastaj vajtën në Tiranë, vajzat filluan punë dhe u rregullua, pastaj ju fut sektit fetar. Ndërsa burrin e kishte të sëmurë, pati goditje mendore, iu mërzit edhe jeta, se ishte sakat.

Pyetje: Ka pasur probleme mendore bashkëshorti?

Qytetarja e Përmetit: Po, u hodh nga kati i pestë, u vetëvra, pastaj ajo iku në Tiranë.

Pyetje: Po këtu a është marrë i shoqi me fenë?

Qytetarja e Përmetit: Nuk e di, ai vinte rrinte këtu me të shoqen gjithë ditën.

Lexo më shumë: