Kronikë e zezë

‘Më tallte prej kohësh’. Deklarata e policit që vrau kolegun

‘Më tallte prej kohësh’. Deklarata e policit që vrau

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Komisariatin numër 3, në Tiranë. Ludian Zaimi 25 vjeç ka qëlluar 5 herë më armë drejt kolegut të tij Çaush Saliasi, 60 vjeç. Ky i fundit ndërroi jetë në spital prej plagëve të marra.

Prej minutave të para pas ngjarjes u tha se konflikti që çoi në vrasje kishte ndodhur për arsye banale.

Sipas deklaratës që Zaimi dha në Polici, sipas tij viktima e vinte në lojë prej kohësh.

Çaushi ishte polic prej 20 vitesh, kurse Zaimi u ishte bashkuar prej 1 viti e gjysmë forcave të policisë.