Kronikë e zezë

Merr flakë pusi i naftës në Ballsh, lëndohet një naftëtar

Merr flakë pusi i naftës në Ballsh, lëndohet një

Një naftëtar i Rafinerisë së naftës në Ballsh është lënduar teksa punonte, si pasojë e shpërthimit të një pusi nafte.

Punonjësi Viktor Balla, 51 vjec është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Fierit. Nga raportimet e para thuhet se Balla ka pësuar djegie në 40% të trupit.

Nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan shpërthimin.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Kashit, në periferi të qytetit.