Kronikë e zezë

Merrnin 1-5 mijë euro/ Zbulohet banesa në Tiranë që ishte kthyer në laborator për falsifikimin e dokumenteve

Merrnin 1-5 mijë euro/ Zbulohet banesa në Tiranë që ishte

Një grup kriminal që falsifikonte dokumente në vendet e BE-së kundrejt pagesave nga 1000 deri në 5000 mijë euro, u shkatërrua në Tiranë. Gjatë operacionit “Laboratori” u arrestuan 11 persona, pas një hetimi që zgjati një viti në disa qytetet të Shqipërisë ndërsa përgjimet dhe gjurmimet e të dyshuarve në terren kanë çuar edhe në zbulimin e laboratorit të falsifikimit, i cili ishte në një banesë në Tiranë.

Të arrestuarit e sotëm janë: Agron Hoxha, Enzo Hysko, Henri Kurti, Myslym Hysko dhe Valbona Babeni.

Merrnin 1-5 mijë euro/ Zbulohet banesa në Tiranë që ishte

Ndërkohë pak javë më parë si pjesë e këtij grupi janë arrestuar edhe 6 persona të tjerë: Artor Tahiri, Ermir Staka, Thanas Dodhri, Pajtim Baruti, Vesel Serjani dhe Edmond Rexha.

Këta persona kryenin falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, për të bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufijve për në vendet e BE-së, me qëllim qëndrimin si rezident, si dhe përdorimin e dokumenteve për transit në Angli.

Gjatë operacionit u sekuestrua një automjet dhe 11 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.