Kronikë e zezë

Miku i familjes Buci zbulon detaje tronditëse: Jam dëshmitar si u vra Eglantina, ja çfarë iu tha të atit në telefon

Miku i familjes Buci zbulon detaje tronditëse: Jam dëshmitar si u vra

Detaje tronditëse janë publikuar për ngjarjen e zbardhur para tetë vitesh, ku trupi i 23 vjeçares Eglantina Buci është gjendur një ditë më parë në Malin me Gropa dhe për ngjarjen akuzohen babai me vëllanë e saj, Faik dhe Shkëlzen Buci.

Një shok me vëllanë e Eglantinës dhe mik i familjes Buci, i cili ndodhet në burg dhe ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë ka treguar gjithçka ka ndodhur, duke thënë se ka qënë dëshmitar në vrasjen e saj nga vëllai Shkëlzeni. Emrin e tij gazetarja Klodiana Lala nuk e bën me dije por në rrëfimin e tij ai tregon konfliktin e familjarëve me Eglantinën dhe kurthin që e çuan drejt vrasjes.

Miku i familjes Buci zbulon detaje tronditëse: Jam dëshmitar si u vra
Eglantina Buci dhe babai Faik Buci

'Unë jam mik me Shkëlzeën Bucin, për shkak të miqësisë me të jam njohur me babain dhe motrën e tij. Shkëlzeni më ka treguar se motra ishte larguar nga banesa me fqinjin e tyre, pa miratimin e familjes dhe kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nga familja. Ata më kërkuan të kisha lidhje intime me Eglantinën pasi nuk po e gjenin dot. Në një moment e takova dhe në këtë moment Shkëlzeni u afrua me të motrën për pajtim siç më tha.

Ndodhi një takim në afërsi të Kafes së Rremës, u takua me babain, vëllain, xhaxhain. Bashkë me të ishte dhe i dashuri. Është pirë një kafe pajtimi. Faik Buci i kërko i të fejoheshin zyrtarisht dhe të kishin marrëdhënie familjare.

Shkëlzenit i kisha dhënë një makinë Golf 2, ia kisha dhënë unë në përdorim. Një ditë më merr në makinë mua dhe motrën e tij. Shkëlzeni i tha po të dërgoj të pimë një kafe. Kur devijuam për nga Mali me Gropa ajo e kuptoi dhe filloi të qante i tha do martohen me këdo person që doni ju vetëm mos më bëj asgjë të keqe. Ai nuk foli. Kur arritëm tek vendi që e vrau e nxori me forcë nga makina, ajo qante. Ai e qëlloi me një plumb në fytyrë, pastaj edhe disa të tjera. Unë shtanga e kam mbajt brenda vetes këtë barrë se ajo bërtiti dhe kërkonte ndihmë.

Pasi e vrau motrën telefonoi të atin dhe i tha: Puna u krye!

Kur e mori vesh që isha unë me të në makinë Faiku kërkoi të më takonte. Më kërcënoi, më tha që do të hakmerren me mua nëse flas. Tani unë jam në burg dhe nuk mund ta mbaja këtë peshë’.

Babai dhe bëllai i Eglantinës kanë mohuar të kenë gisht në vrasje, ndërsa pritet masa e sigurisë për të dy.