Kronikë e zezë

Misteri me vdekjen e 16 vjeçares shqiptare në Greqi: Familjarët thonë se nuk është vetëvrarë

Misteri me vdekjen e 16 vjeçares shqiptare në Greqi: Familjarët

Vrasje apo vetëvrasje? Policia greke ka nisur hetimet për vdekjen e 16 vjeçares me origjinë shqiptare në Greqi. Mediat greke tregojnë se sipas tabulateve telefonike ajo ka folur me një polic të moshës 27 vjeç që dyshohet të ketë qenë i dashuri i saj, me të cilin do të takohej dhe më pas do të shkonte tek miqtë e saj. Por në bisedën mes të dyve nuk janë gjetur mesazhe konflikti apo zënke.

Familjarët e vajzës mohojnë që ajo ti ketë dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia me trupin e pajetë të gjendur pranë një kishe  në Trikala mëngjesin e ditës së djeshme. Babai i vajzës dhe motra besojnë se dikush e ka shtyrë me qëllimin për ta vrarë dhe kërkojnë drejtësi.

Me lot në sy babai ka treguar:

“Nuk mundem as unë të ngjitem aty sipër. Pastaj, sipër është bosh, si mundet të ecë sipër dhe të dalë para, këtu nuk ka dysheme… si ra dhe si erdhi deri këtu?! E kanë vrarë, më mbyllën derën, më iku lulja ime…” .

Misteri me vdekjen e 16 vjeçares shqiptare në Greqi: Familjarët

Kristina është motra binjake e 16 vjeçares me emrin Maria për të cilën thotë se ka dalë  nga shtëpia në orën 02:00 të mëngjesit, për të takuar një djalë 27-vjeçar, oficer policie të cilin e kishte njohur në Instagram. Kristina tregon se e ka telefonuar shpesh pasi kishte shkuar ora 3 e mëngjesit dhe ajo nuk po kthehej në shtëpi. Në orën 04:00 të mëngjesit, Maria i është përgjigjur në telefon dhe i ka thënë që të kujdesej për veten e saj, e ndërkohë  qante.

Me tej ajo thotë:

“Ma hap telefonin me një zë duke qarë dhe më thotë: Kristina të dua dhe të kesh kujdes. Këtë më tha. Sapo ma tha, dola në rrugë dhe nisa të kërkoj, ishte ora 04:00 e mëngjesit. E dija që kishte dalë, mora në telefon policinë, se Maria nuk po vinte. Dua të dalë e vërteta. Ajo po bëhej gati që në orën 20:00 të dilte. Unë nuk doja që ajo të dilte më të. Më tha ‘do dal, mos u shqetëso’. Përgjithësisht ajo nuk dilte asnjëherë në orë të tilla”.

Maria 16 vjeçe jetonte me familjen e saj në Trikala të Greqisë. U gjet e pajetë në oborrin e një kishe. Ngjarja që mbetet mister deri në momentin e zbardhjes së plotë, ka tronditur opinionin publik si në Shqipëri dhe në Greqi.

Linkun e plotë të artikullit nga media greke e gjeni këtu: https://www.larissanet.gr/2020/07/16/trikala-erevnes-sto-kinito-tis-16chronis-meta-ton-thanato-tis/