Kronikë e zezë

Mjeti i OSHEE-së përplaset me Benz-in, plagosen dy shoferët dhe një pasagjer

Mjeti i OSHEE-së përplaset me Benz-in, plagosen dy shoferët dhe

Dy makina u përplasën pasditen e sotme në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, në fshatin Moravë.

Një mjet tip Benz është përplasur me një makinë të OSHEE-së, ndërsa raportohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Mjeti i OSHEE-së përplaset me Benz-in, plagosen dy shoferët dhe

“Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip Skoda shtetasi E.B, të tre të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.