Kronikë e zezë

Mund të vrasë sërish! Gjykata italiane lë në burg Elona Kaleshin, pjesëtaren e grupit kriminal që masakroi çiftin Pasho

Mund të vrasë sërish! Gjykata italiane lë në burg Elona

Elona Kaleshi, ish-e dashura e djalit të bashkëshortëve shqiptarë që u gjetën të masakruar në Itali, Shpëtim dhe Teuta Pasho do të mbetet në burg.

Gjykatësi Angelo Antonio Pezzuti ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e Elona Kaleshit, 36 vjeç dhe ka vendosur lënien e saj në qeli për shkak të rrezikut të arratisjes.

Sipas gjykatës italiane 36-vjeçarja po ashtu konsiderohet e rrezikshme dhe mund të kryej krime të tjera pasi ka bashkëpunëtorë dhe është pjesë e një qarku kriminal.

Mund të vrasë sërish! Gjykata italiane lë në burg Elona

Prokuroria dyshon se edhe dy persona të tjerë vepruan me 36 vjeçaren për të vrarë Shpëtim dhe Teuta Pashon dhe për t’i fshehur ata.

Çifti u bashkëshortëve u zhduk në mënyrë misterioze 5 vite më parë dhe u gjetën ditët e fundit të copëtuar në katër valixhe në një fushë pranë burgut Solliçiano në Firence.