Kronikë e zezë

Na jep paratë! Biznesmenin e kërcënuan edhe në telefon, zbardhet ngjarja se si i shpëtoi atentatit

Na jep paratë! Biznesmenin e kërcënuan edhe në telefon,

Biznesmeni Gëzim Balla, i cili i shpëtoi një atentati pasditen e sotme, raportoi më herët se ishte kërcënuar në telefon nga një person.

Balla kishte shkuar në polici, ku deklaroi se një person që nuk e njeh e mori në telefon dhe i kërkoi një shumë lekësh, në të kundërt kërcënoi se do ta vriste.

Pas marrjes së kallëzimit, policia vuri në përgjim telefonin e biznesmenit. Pas telefonatës me të dyshuarin, policia e identifikon personin që e kërcënonte dhe për arrestimin e tij bashkëpunon me biznesmenin duke e thirrur në takim për t’i dhënë paratë e kërkuara.

Kur u afrua tek vendi i kërkuar nga kërcënuesi, ky i fundit dalloi që biznesmeni ishte i shoqëruar dhe i kërkoi në telefon që të ngjitet në kodër vetëm. Kur konstatoi se shoqëruesit ishin punonjës policie u largua nga vendngjarja duke qëlluar në ajër.

"Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin  në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej. Shtetasi F.Sh, i cili ishte fshehur  rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi", thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, biznesmeni Balla është kërcënuar nga shtetasi Feruzan Shehu, i cili është në kërkim të policisë. Ndërkohë që arsyeja e ngjarjes është një shumë prej 10 mijë euro.

Kush është biznesmeni Gëzim Balla

Ai ka një firmë ndërtimi dhe ka përfituar një tender nga Bashkia e Bulqizës e vlerë 380 mln lekë për ndërtimin e një rruge 2.2 km në këtë zonë. Firma e tij prej 3 ditësh kryen punime për rindërtimin e rrugës Fushë- Bulqizë- Kodra e Danit. Shantazhi i është bërë për shkak të konkurrencës për këtë tender. Po ashtu mësohet se Balla ka edhe një galeri Kromi në Bulqizë.

Lexo me shume: