Ndërhyri në sherrin e fqinjit me dy gra, humb jetën 56-vjeçari

E Hënë 1 Gusht 2022, 14:20
TiranaPost
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Nikolin Staka 56 vjeç ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pas sherrit me fqinjin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në 30 korrik, por trupi i tij i pajetë u gjet ditën e djeshme në shtëpinë ku jetonte.
Staka ka qenë në ballkon dhe ka parë sesi fqinji Alban Meneri zihej me dy gra për një vend parkimi që pretendonte se ishte i atij.
Staka i ka thërritur nga ballkoni të mos merret me gra dhe Meneri e ka ftuar të zbresë poshtë e të sqarohen.
Kur Staka ka zbritur, janë konfrontuar fizikisht. Dyshohet se 56-vjevçari ka humbur jetën nga hemoragjia.