Kronikë e zezë

Ndërron jetë 37-vjeçarja që u vetëhelmua pas ish-burri i mori vajzën në Itali

Ndërron jetë 37-vjeçarja që u vetëhelmua pas

Një 37-vjeçarje, e cila u vetëhelmua pasi ish-bashkëshorti i mori vajzën në Itali, ka ndërruar jetë.

Ekonomistja nga Saranda i dha fund jetës pasi ish-bashkëshorti i kishte marrë vajzën 12 vjeçe në Itali.

Ajo e ndërmori aktin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, u transportua me helikopter drejt Tiranës, por nuk u arrit të shpëtohej.

Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet e ndarjes së çiftit dhe cilat baza gjykata ka vendosur t'ia japë babait kujdestarinë.