Kronikë e zezë

Ndërron jetë 57 vjeçari nga Fieri: E dhunuan tre shokët pas sherrit për politikën

Ndërron jetë 57 vjeçari nga Fieri: E dhunuan tre shokët

57 vjeçari nga Ballshi, Pelivan Sinanrrapaj ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ai u dërgua në spital para disa ditësh pasi shokët e tij e dhunuan. Për shkak të plagëve të marra, ai nuk arriti dot të mbijetojë.

Ndërron jetë 57 vjeçari nga Fieri: E dhunuan tre shokët

Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur me 29 janar ku 57 vjeçari filloi të debatonte për politikë teksa ishte ulur në lokal me tre shokët e tij, të cilët janë identifikuar me emrat: Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 44 vjeç.

Ata kishin konsumuar alkool dhe pasi viktima tha se bashkia e Fierit e kishte ndihmuar duke i futur gruan në punë dhe duke vlerësuar partinë qeverisëse, tre shoket filluan ta kundërshtonin dhe ta rrihnin. Pas dhunës së ushtruar edhe jashtë lokalit ata e lanë të ndjerin të gjakosur në rrugë.

Ndërron jetë 57 vjeçari nga Fieri: E dhunuan tre shokët

Viktima Pelivan Sinanrrapaj ishte baba i tre fëmijëve. Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg në shtëpi për tre dhunuesit.

*Tiranapost.al.