Kronikë e zezë

Ndërron jetë infermierja, 7 ditë pas aksidentit me autoambulancë

Ndërron jetë infermierja, 7 ditë pas aksidentit me

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, infermierja 57-vjeçare e cila u aksidentua më 21 shtator nga përplasja e ambulancës. Viktima Adelina Rizvani ishte mami në maternitetin e Sarandës.

Ajo u plagos rëndë një javë më parë pas një aksidenti të ambulancës së Sarandës me një fuoristradë BMW X5.

Autoambulanca po shkonte te merrte një pacient kur është përplasur me një automjet tip “BMW X5”, me drejtues 24-vjeçarin K.K., mjeti i të cilit përfundoi brenda një lokali.

57-vjeçarja luftoi për jetën për rreth 7 ditë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të shpëtonte dot. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe drejtuesi i automjetit.