Kronikë e zezë

Ndërron jetë në spital 65-vjeçari që u plagos tek Piramida

Ndërron jetë në spital 65-vjeçari që u plagos tek

Ka ndërruar jetë në spital 65-vjeçari Behar Seferi që u plagos pak minuta më parë tek Rruga e Elbasanit. Fillimisht u tha se ishte jashtë rrezikut për jetën, por raportohet se nuk i ka mbijetuar plagëve.

Ngjarja ka ndodhur pranë Piramidës. Dyshimet e para janë se është qëlluar me silenciator, me dy plumba. Kjo pasi qytetarët nuk kanë dëgjuar zhurmë. Ai u gjet i shtrirë në trotuar pas plagosjes.

Ndërron jetë në spital 65-vjeçari që u plagos tek

Policia ka ngritur postblloqe në zonën përreth dhe Rrugën e Elbasanit në kërkim të autorit. Ndërkaq thuhet se viktima njihet edhe me mbiemrin Sulo-Sofia. Është nga fshati Lapardha i Beratit dhe jetonte në Rrugën e Qelqit, në Kombinat.