Kronikë e zezë

Ndërsa vajza përpiqej të bindte të atin të dorëzohej, gruaja e tij paralajmëroi policinë

Ndërsa vajza përpiqej të bindte të atin të

Ngjarja e sotme në Elbasan që përfundoi me ekzekutimin e 71-vjeçarit Lefter Zhidro mbajti “peng” për 5 orë forcat e policisë të cilat u përpoqën të negociojnë me të moshuarin.

Ata hasën rezistencën e tij dhe kundërpërgjigje me breshëri plumbash në momentin që ndërhynë për të neutralizuar Lefter Zhidron, për këtë arsye u detyruan të kundërpërgjigjen dhe ta ekzekutojnë atë.

Ndërsa vajza përpiqej të bindte të atin të

Në momentet e fundit përpara ekzekutimit vajza e tij është përpjekur ta bindë të atin që të dorëzohej. Sipas “Abc News” vajza 13-vjeçare e Lefter Zhidros ka qëndruar poshtë pallatit dhe i ka kërkuar të atit të dorëzohet ndërkohë që ka thirrur: “Babi dorëzohu, babi dorëzohu”, por ai nuk doli asnjëherë në dritare. Ndërkaq u bë me dije se djali i 71-vjeçarit ndodhej në Greqi dhe ka tentuar ta bindë të atin përmes telefonit.

Ndërsa vajza përpiqej të bindte të atin të

Pas ndërhyrjes së RENEA-s në banesën e tij ndër të tjera u gjet edhe telefoni i thyer i të moshuarit, të cilin nuk dihet nëse e ka thyer vetë apo apo është thyer nga të shtënat.

Gruaja e 71-vjeçarit Lefter Zhidro gjithashtu i ka dhënë policisë informacione të rëndësishme përpara se të ndërhynte në banesë.

Ndërsa vajza përpiqej të bindte të atin të

Gruaja ka i thënë policisë se “në banesë ka municione”. Nërhyrja e RENEA-s ka qenë mjaft e kujdesshme, pasi i frikësohej edhe faktit që i moshuari kishte disa kallëpe tritoli dhe kapsolla në shtëpi përveç kallashnikovit.

Si ndodhi ngjarja: 

Në numrin e policisë mbërriti një telefonatë, që denonconte se Lefter Zhidru kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në banesën e tyre në katin e dytë të një pallati. Katër efektivë të policisë u nisën drejt vendit të ngjarjes, kur i moshuari qëlloi me armë zjarri. Ata u ngjitën në katin e tretë të pallatit duke shmangur përplasjen me të moshuarin. Më pas Zhidru qëlloi në drejtim të dritares ku për pasojë u plagosën lehtë dy të rinj, kalimtarë në zonë. Në ndihmë të efektivëve të policisë mbërritën forcat e RENEA-s dhe FNSH të cilët kanë tentuar të ndërhyjnë për të bërë të mundur neutralizimin e 71-vjeçarit. Negociatat zgjatën për 5 orë derisa u mor vendimi për të ndërhyrë, kur i moshuari qëlloi në drejtim të tyre, të cilët iu kundërpërgjigjën.