Kronikë e zezë

Nëna e dy fëmijëve vetëhelmohet me pesticide, niset me urgjencë drejt Tiranës

Nëna e dy fëmijëve vetëhelmohet me pesticide, niset me

Dhuna e bashkëshortit çoi drejt aktit ekstrem të vetëhelmimit një 34-vjeçare nga Poliçani, nënën e 2 fëmijëve. E reja me inicialet F.I është dërguar në gjendje të rëndë drejt Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë, 34-vjeçarja ka tentuar vetëhelmimin, duke konsumuar një sasi të madhe pesticidesh. Gruaja është gjetur e shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e dhomës së gjumit nga fëmijët, që kanë njoftuar për ndihmë komshinjtë dhe më pas policinë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kombinat”, në Poliçan. Arsyeja e këtij vendimi lidhet me dhunën e vazhdueshme që bashkëshorti ushtronte ndaj saj.

Gruaja ka qenë e pajisur një vit më parë me “urdhër mbrojtje” dhe më pas është ribashkuar sërish me bashkëshortin e saj. B

Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së rëndë mjekët e kanë transportuar me urgjencë drejt Tiranës.