Kronikë e zezë

Ngjarja e rëndë në Elbasan, aksidenti ndodhi në sy të prindërve dhe motrës së 16-vjeçares

Ngjarja e rëndë në Elbasan, aksidenti ndodhi në sy të

Një 16-vjeçare ndërroi jetë mbrëmjen e sotme pasi u përplas nga një makinë në unazën e qytetit, në Elbasan.

Nga ngjarja e rëndë humbi jetën 16-vjeçarja D.T, e cila ishte duke kaluar rrugën nacionale në momentin kur një makinë tip ‘Golf’ e përplasi, duke e tërhequr për disa metra.

Ngjarja e rëndë në Elbasan, aksidenti ndodhi në sy të

Sipas raportimeve, e gjithë tragjedia ndodhi në sy të prindërve dhe motrës së saj, të cilët kishin kaluar rrugën. Ky aks është cilësuar si i rrezikshëm për shkak të qarkullimeve të shpeshta të automjeteve, pasi është si rrugë nacionale lidhëse për Greqinë, ndërsa banorët duhet të kalojnë nga njëra anë në tjetrën.

Ngjarja e rëndë në Elbasan, aksidenti ndodhi në sy të

Në njoftimin e policisë thuhet se, drejtuesi i mjetit G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur një këmbësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer hetime të mëtejshme dhe për të zbardhur ngjarjen.