Kronikë e zezë

Ngjarja horror në Pogradec/ Autori tentoi të vriste vajzën e tij 15 vjeçe se i gjeti një SMS, por gjyshja e mbrojti

Ngjarja horror në Pogradec/ Autori tentoi të vriste vajzën e tij

Ngjarja e rëndë në fshatin Buçimas të Pogradecit mund të kishte përfunduar edhe më tragjikisht, pasi mësohet se autori 44-vjeçar tentoi të vriste vajzën e tij, ndërsa i mori jetën nënës së tij, duke i prerë kokën dhe plagosi të vëllain.

I afërmi i të moshuarës që u masakrua dje nga djali, Olsi Çekiçi, ka treguar se ka autori ka tentuar të vrasë vajzën e tij 15-vjeçare pasi i ka gjetur një mesazh në telefon.

Gjyshja, Firdes Çekiçi, ka ndërhyrë për të shpëtuar mbesën, por kjo tentativë e saj rezultoi fatale. Ishte vetë 15-vjeçarja ajo që e ka parë të gjithë ngjarjen dhe ka telefonuar policinë

44 vjeçari ka goditur nënë e tij dhe më pas i ka prerë edhe kokën, ndërsa ka plagosur edhe të vëllain, ndërsa në momentin që ka ardhur policia është dorëzuar pa bërë rezistencë. Në dëshminë e tij ai nuk ka shfaqur asnjë pendesë, duke thënë se kjo do të ndodhte një ditë.

Autori dhunonte shpesh familjarët e tij, ndërsa raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ata kishin bërë denoncime në polici por pas disa shoqërimeve ishte lënë i lirë.

Lexo me shume: