Ngjarje e rëndë në Korçë/ Nëna lind fëmijën dhe e fut në valixhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës. Një nënë e re ka sjellë në jetë fëmijën e saj dhe më pas e ka futur në një valixhe ku i sapolinduri ka ndërruar jetë.
Sipas raportimeve të para, thuhet se nëna vuan nga probleme të shëndetit mendor. Bashkëshorti i gruas ka qenë ai i cili ka njoftuar policinë pasi ka gjetur foshnjën në valixhe pa jetë.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.15. Tashmë trupi i foshnjës po i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.
Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Deri tani nuk dihen më shumë detaje, as mosha dhe as identiteti i nënës.