Aktualitet

Video/ Nis vaksinimi në Air Albania, Rama ndër të parët që vaksinohet

Video/ Nis vaksinimi në Air Albania, Rama ndër të parët

Nis procesi i vaksinimit në Air Albania. E para që është vaksinuar ka qenë Shefja e Infektivit, Najada Çomo dhe i dyti kryeministri Edi Rama.

Video/ Nis vaksinimi në Air Albania, Rama ndër të parët

Rama deklaroi më herët se do ta bënte sot vaksinën anti-Covid për të dhënë mesazhin e qartë që jo vetëm është e sigurt, por edhe arma asgjësuese e armikut të padukshëm.

“Fillimisht plotespjme formularin e miratimit ku janë të gjtha gjeneralitetet”, tha një prej infermiereve kryeministrit teksa i spejgoi procedurat para vaksinimit dhe i drejtoi disa pyetje si nese kishte pasur kontakt me persona te infektuar me Covid kohet e fundit apo nese kishte pësuar më parë alergji nga ndonje vaksinë që kishte kryer.

Pas kryeministrit vaksinën e ka bërë edhe mjeku Pëllumb Pipero e Tritan Kalo.