Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Tiranë, një 23-vjeçar përplas me makinë të moshuarin

Aksident me vdekje në Tiranë, një 23-vjeçar përplas

Një 71-vjeçar humbi jetën pasditen e kësaj të premte në Tiranë, pas një aksidenti me makinë.  

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 15:55 në zonën e Institut Bujqësor ku mjeti me drejtues K.D., 23 vjeç, aksidentoi këmbësorin GJ.L., 71 vjeç.

Pavarësisht se i moshuari u dërgua në spital, nuk arriti që të mbijetonte nga plagët e marra.  

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.3, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.