Kronikë e zezë

Një 25-vjeçar përplaset për vdekje nga makina

Një 25-vjeçar përplaset për vdekje nga makina

Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Prrenjas, ku një 25-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.

Mësohet se makina humbi kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë ka përplasur një kalimtar.

“Në aksin rrugor Prrënjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç, banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.