Kronikë e zezë

Një 28-vjeçar ka humbur jetën në paraburgimin e Shënkollit, dyshohet se pësoi infarkt

Një 28-vjeçar ka humbur jetën në paraburgimin e

Një 28-vjeçar i cili po priste dënimin në paraburgimin e Shënkollit, Lezhë ka humbur jetën mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, Ordison Kastrioti, banues në Tiranë, është ndjerë keq dhe është nisur me urgjencë për në spitalin rajonal të Lezhës, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Trupi i të riut do t’i nënshtrohet mjekësisë-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale (infarkt). I riu ka qenë në paraburgimin e IEPV-së së Shënkollit, pasi më herët kishte thyer arrestin e shtëpisë.

28-vjeçari ishte arrestuar për veprën penale ”Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ndodhej në arrest shtëpie.