Kronikë e zezë

Një 36-vjeçare kryen vetëvrasje, hidhet nga kati i 5-të i pallatit në Astir

Një 36-vjeçare kryen vetëvrasje, hidhet nga kati i 5-të i
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në rrugën "Aleksandri i Madh", në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë rreth orës 17:40, një 36-vjeçare (me inicialet M.Ll.) ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.

E reja raportohet se ka ndërruar jetë në vend. Nuk dihen arsyet që e kanë çuar 36-vjeçaren të ndërmarrë aktin ekstrem.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .