Kronikë e zezë

Një 40-vjeçar gjendet i pajetë brenda kabinës elektrike në Tiranë

Një 40-vjeçar gjendet i pajetë brenda kabinës elektrike

Trupi i pajetë i një 40-vjeçari është gjetur pasditen e kësaj të diele, rreth orës 17:00, brenda një kabine elektrike në kryeqytet, në rrugën “Bab Rexha”.

Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i qytetarit me iniciale H. N, rreth 40 vjeç, nga punonjësit e OSHEE-së.

Dyshimet paraprake lënë vend për të besuar se viktima kishte hyrë për të pushuar brenda kabinës elektrike, ku ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në rrugën “Bab Rexha” është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike, pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al