Kronikë e zezë

Një 46-vjeçar humb jetën pas sherrit të 5 ditëve më parë në Bllok

Një 46-vjeçar humb jetën pas sherrit të 5 ditëve

Gentian Talja 46-vjeç, humbi jetën në spital pas një sherri të ndodhur 5 ditë më parë në rrugën ‘Vaso Pasha” në Tiranë, në zonën e Bllokut.

Talja është konfliktuar me Gentjan Gjapin dhe Artur Gjolenën, të shpallur tashmë në kërkim.

Pas përleshjes fizike, Talja është rrëzuar në bordurën e trotuarit. Prej 5 ditësh ndodhej në gjendje të rëndë në spital.

Policia e ka publikuar rastin vetëm orët e fundit, pas vdekjes së tij.

Shkaku i konfliktit nuk është i qartë, por kamerat e bizneseve aty pranë kanë regjistruar gjirhçka.