Kronikë e zezë

Një 7-vjeçar përplaset me makinë, shoferi u largua pas aksidentit

Një 7-vjeçar përplaset me makinë, shoferi u largua pas

Një 7-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur në fshatin Kozare, Kuçovë, mbrëmjen e sotme.

I mituri S.Gj është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Pasi ka përplasur 7-vjeçarin, shoferi raportohet se u largua nga vendi i ngjarjes. Pavarësisht kësaj, ai është identifikuar nga policia si 23-vjeçari L. Dudushi nga Berati, ndërsa uniformat blu janë në kërkim të tij.